Ministri i Brendshëm Demiraj kërkon shkarkimin e drejtuesve të Policisë në zonat me incidente elektorale

451
Ministri i brendshëm teknik, Dritan Demiraj, kërkoi sot shkarkimin e 3 shefave të komisariateve të policisë në rajonet, ku kanë ndodhur incidente gjatë fushatës zgjedhore.
Demiraj tha se po bashkëpunon ngushtë me Prokurorinë për të zbardhur krimet elektorale, dhe se policia ka marrë të masat për një proces zgjedhor të rregullt.
“Incidentet e ditëve të fundit në dëm të veprimtarëve politikë të LSI-së gjatë fushatës zgjedhore po hetohen me intensitet nga policia, që të zbardhen sa më parë, për të kthyer sa më shpejt qetësinë në fushatën zgjedhore” – tha për “Zërin e Amerikës” ministri i brendshëm, Demiraj.
LSI kërkoi dje largimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe të disa drejtuesve vendorë të policisë në disa qarqe.
Ministri Demiraj tha se edhe ai ka kërkuar shkarkimin e disa drejtuesve të policisë në qarqet, ku kanë ndodhur incidentet.
Sigal