Ministri Edmond Haxhinasto, fushatë elektorale me ambasadorin italian

434
Sigal

Ethet elektorale të 23 Qershorit kanë mbërthyer më shumë se askënd tjetër ish-ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto, Ministri, e cila i shiti ujërat grekeve. Në kuadër të programit italian për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri,  ministri aktual i Energjetikës dhe Privatizimeve Edmond Haxhinasto  në orën  10:30, së bashku me ambasadorin e  Italisë në Shqipëri, z. Massimo Gaiani do të  zhvillon një vizitë në kompaninë “DIEL” sh.p.k (kompani që operon në sektorin e shërbimeve të ndërtimit) në Elbasan. Po të shohim  me kujdes itinerarin dhe vendin e vizitës vetëm ministri Haxhinasto nuk ka lidhje me firmat e ndërtimit. Ndoshta po të ishte Ministri Olldashi do qe më e pranueshme kjo lloj vizite, pasi tregon mbështetjen dhe detyrimin që ambasadori i një vendi ka për shtetasit dhe kompanitë e vendit të vetë. Por të shkojë ambasadori italian, goxha burrë dhe të shoqërojë kandidatin për deputet të LSI-së në Elbasan, Edmond Haxhinasto që s’ka lidhje me firmat e ndërtimit, është një fyerje e rëndë për partitë dhe elektoratin shqiptar. Madje,  po vazhdoi kështu ambasadori Gaiani  ndoshta do të marrë me vete pakënaqësitë e shqiptarëve dhe do konsiderohet si përzierje në fushatat elektorale. Ndaj ai ka për detyrë të deklarojë që unë nuk mbështes Edmondin, por Shqipërinë dhe shqiptarët. Nëse nuk e bënë një deklaratë të tillë atëherë kjo do jetë  ndërhyrje e hapët dhe  shqiptarët do t’i japin mësimin e duhur me votë diplomatëve të caktuar. Po  sot ministri Edmond Haxhinasto dhe ambasadori Massimo Gaiani do të vizitojnë në orën   12:00, kompaninë “AL-Mex Wood” sh.p.k (kompani që operon në sektorin e përpunimit të drurit) në Gramsh. A mund të na thotë zoti ambasador se përse duhej të shoqërojë Haxhinaston dhe të mos ia kërkonte një gjë të tillë ministrit të Bujqësisë, Ruli apo atij të Mjedisit Fatmir Mediu, pasi ky i fundit edhe e mbulon në linjën ministrore. Qytetarët e Elbasanit dhe ata të Gramshit, qark, ku pretendon të kandidojë Edmond Haxhinasto  e dinë mirë se kush është njeriu, ministria e së cilit shiti ujërat tek grekët (ish-Ministër i Jashtëm). Banorët  e Qarkut të Elbasanit nuk mund të harrojnë mungesën e dritave, 3- fishimin e çmimit të energjisë, faturat aforfe  të gjitha peshqesh nga Ministria që drejton Edmond Haxhinasto. Ne do të bëjmë një analizë shumë më të hollësishme me të gjithë këta ministra, të cilët përpara se të kandidojnë duhet të japin llogari për ato që kanë ndodhur në këto 4 vite të qeverisjes në ministritë dhe institucionet që ata kanë drejtuar.