Ministri Blendi Klosi/ Zbardhjet distanca e shezlloneve në plazh. Do të lejohen të qëndrojnë deri në 4 veta në 10 metra katrorë

461
Sigal

Ministri Blendi Klosi shpjegon si do të vendosen shezllonet nëpër plazhe

Ministri i Turizmit Blendi Klosi deklaroi dje se në 10 metra katrorë në bregdet do të lejohen të qëndrojnë vetëm 4 persona, ndërkohë që theksoi se ka një dakordësi për distancën e shezlloneve. Minisri i Turizmit Blendi Klosi: Ka një dakordësi për të rritur distancat e shezlloneve në zonat e plazheve. Duhet të pranojmë se nuk mund të ketë më këtë vit festa të mëdha, grumbullime. Do të jetë shërbim individual. Në 10 m katrorë do të ketë vetëm 4 veta Duhet të pranojmë se nuk jemi si vitin e kaluar. Faktet kanë treguar se masat e hapjes nuk janë bërë si duhet. Ne jemi njerëz që harrojmë pak shpejt dhe kjo mund të na dëmtojë Nëse në datë 17 hapen baret dhe restorantet e hoteleve, të cilat janë në funksion, mund të fillojë gradualisht hapja”, – u shpreh Klosi. i cili gjithashtu tha se po punohet me disa operatorë turistikë të disa shteteve që kanë kontrata me Shqipërinë për të bërë të mundur turizmin përmes charterëve me destinacione të përcaktuara dhe kufijve tokësorë. Ministri Klosi: Po punojmë me disa shtete që kanë kontrata të gatshme për Shqipërinë, Operatorë turistikë që mund të sjellin turistë të jashtëm. Nëse do ketë një hapësirë për një sistem të ri do fillojmë me avionët charter me destinacione të përcaktuara.  Nuk është biznes që e bën shteti por e kanë ngritur operatorët turistikë. Nuk është një nismë vetëm shqiptare. Nëse do realizojmë hapjen e kufijve tokësorë do kemi mundësi të sjellim turistë nga rajoni pas bregdeti shqiptar do sjellë turistë nga rajoni, pasi transporti ajror mendohet ndër bizneset e fundit që do hapen. Shqipëria ka çmime më të ulëta se rajonit. Synimi është që me pak njerëz të bëjmë biznes. Ne nuk mund të themi se do kemi kufizim të çmimeve.