Ministri Ahmetaj: Do ta miratojmë projektligjin “Për Teatrin”

502
Sigal

Dje ministri i Financave dhe i Ekonomisë Arben Ahmetaj, ka pranuar se mazhoranca do të miratojë përfundimisht ligjin që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar dhe vënien e truallit publik në dispozicion të firmës ‘Fusha’ me koncesion. Ministri Ahmetaj tha, se diskutimi që duhej bërë është bërë përgjatë gjithë këtyre muajve dhe paralajmëroi, se do ketë një qëndrim për të, duke nënkuptuar kështu miratimin, pavarësisht kundërshtimeve të shumta dhe mosdekretimit nga presidenti Ilir Meta. “Teatri është një proces i zakonshëm investimi apo konsiderimi administrativ. Besoj se gjithë diskutimin e ka marrë ndër muaj. Kur të vijë dekreti në parlament besoj do kemi një qëndrim”, – tha ministri i Financave Ahmetaj. Siç dihej, ky projektligj ishte planifikuar të votohej dje, u shty për më 20 shtator, pasi kryeministri Rama pret që të premten të bëjë edhe ndryshimet e para në qeverinë e tij.