Ministrat e qeverisë “Rama” “harrojnë” të japin dorëheqjen

534
Sigal

PS-ja dhe LSI-ja ende nuk kanë konfirmuar emrat e deputetëve të rinj, që do të hyjnë në Kuvend.

Edhe pse ka kaluar afërsisht një muaj, kur qeveria e re e kryeministrit Rama ka filluar nga puna, ende ministrat e saj, nuk kanë filluar të japin dorëheqjen nga mandati i deputetëve. Siç dihet, kryeministri Rama qysh herët ka publikuar se ministrat e qeverisë së tij, do të japin dorëheqjen nga mandati i deputetëve, sapo qeveria të marrë votbesimin në Kuvend.  Nga ministrat e rinj, sapo ata u shpallën nga kryeministri Rama, ka reaguar negativisht, Ilir Beqja, i cili, ka thënë se nuk është e thënë, që ministrat të japin dorëheqjen. Edhe nga ministrat eLSI-së, i pari që kundërshtoi projektin e Ramës, ishte Lefter Koka. Për të mposhtur çdo kundërshti dhe rezistencë publike,  kryeministri Rama qysh në takimet e kabinetit të tij, edhe pse nuk kishte marrë votbesimin nga Kuvendi, kishte nënshkruar me secilin ministër një marrëveshje, ku pranohej nga ata, që të bënin dorëheqjen nga mandati i deputetit. Çdo vonesë kohore  që kalon  mund të dëshmojë që iniciativa e kryeministrit Rama, që ministrat të japin dorëheqje nga mandati i deputetit, ishte një blof politik. Ose, kryeministri tërhiqet nga ai vendim, pasi u kritikua nga opozita e PD-së, si një orvatje që rrit shpenzimet e buxhetit, pasi, do të paguhen  miliona lekë në muaj, për rrogën e 16 deputetë të rinj.

Emrat e ministrave që duhet të japin dorëheqjen nga mandati i deputetit

 Ministrat që duhet të  japin dorëheqjen nga mandati i deputetit janë: Ministër i Financave ShkëlqimCANI, Ministër i Brendshëm Saimir TAHIRI, Ministre e Mbrojtjes Mimi KODHELI, Ministër i Jashtëm, Ditmir BUSHATI, Ministre e Integrimit Europian Klajda GJOSHA,  Ministër i Drejtësisë Nasip NAÇO, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben AHMETAJ, Ministër i Energjisë dhe Industrisë Damian GJIKNURI, Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond HAXHINASTO,  Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina GJERMENI, Ministër i Shëndetësisë Ilir BEQJA,  Ministre e Arsimit dhe Sportit Lindita NIKOLLA, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion VELIAJ, Ministër i Mjedisit Lefter KOKA, Ministre për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena HARITO.

Emrat e rinj

Nëse një ditë do të ndodhë  vërtet, që ministrat të japin dorëheqjne nga mandati i deputetëve, Tirana do të jetë qarku ku do të ketë më shumë ndryshime, nisur nga fakti se 4 deputetë të Partisë Socialiste dhe 1 ngaLSIdo të duhet të dorëzojnë mandatin e deputetit.  Deputetët e rinj do të jenë Ervin Bushati, Enkelejda Shkreli, Blerina Gjylameti dhe Bledar Doracaj, Kejdi Mehmetaj. Nga  Qarkui Fierit Adelina Rista dhe Anduel Xhindi. Qarku i  Gjirokastrës Vladimir Kosta dhe Dashamir Kamberi. Ndërkohë, në qarkun e Durrësit Bujar Dervenidhe  Shkëlqim Troplini. Në Elbasan, Arben Kamami dhe Shkëlqim Elezi. Në Dibër, Hasan Ceni dhe në Berat, Selfo Kapllani.

Kuvendi akoma nuk ka konstituuar strukturat e saj përbërëse

Parlamenti mbetet ende i pakonstituuar edhe në struktura të tjera, pa miratimin e të cilave legjislativi nuk hyn dot në rrjedhën normale. Është byroja parlamentare që ende nuk është ngritur, ndërsa grupet kuvendore kanë propozuar vetëm drejtuesit e tetë komisioneve, ndërsa nuk ka ende konfirmim për zhvillimin e seancës së kësaj jave që vjen, i cili duhet të nisë punën nga projektligjet e mbetura në sirtarin e Kuvendit nga legjislatura e kaluar.

Këtë javë priten të emërohen edhe zv/ministrat e qeverisë

Edhe qeveria e re ende nuk e ka plotësuar gjithë strukturën e saj. Përveçse janë emëruar disa sekretarë të përgjithshëm, disa shefa kabineti të ministrave, këshilltarët për media të ministrave të rinj, kryeministri Rama nuk ka shpallur akoma sa do të jenë zëvendësministrat nëpër ministri, si edhe nuk ka shpallur se cilët do të jenë ata. Kjo shpjegon edhe faktin që ka mbetur ende pa u plotësuar nga kryeministri Rama edhe ndarja e posteve qeveritare për aleatët e koalicionit të Majtë, përjashtuarLSI-në. Burime pranë kryeministrisë, bëjnë me dije, se kryeministri Rama ka rënë në dakordësi me Ilir Metën, qëLSI-ja të marrë edhe 6 poste të zv/ministrave, përveç disa drejtori të Përgjithshme, që ende as ato nuk janë shpallur.