Ministeriali i BE-së/Gjosha: Shtetet skeptike kanë raportet e tyre të ndryshme nga KE

230
Sigal

Ish-ministrja e Intergrimit, Klajda Gjosha ka folur mbi mundësinë e hapjes së negociatave për Shqipërinë, gjatë diskutimit në Ministerialin e Bashkimit Europian. E pyetur nëse priten surpriza për Shqipërinë, Gjosha shprehet pesimiste për një vendim pozitiv në favorin tonë.

”Nuk besoj se do të ketë surpriza, pasi ministrat e jashtëm duhet ti përmbahen vendimeve që janë diskutuar në vendet e tyre, ku disa vende e kanë marrë verdiktin e tyre. Kur të takohen krerët e shteteve do merret edhe vendimi përfundimtar. Si procedurë e këtyre vendeve, nuk mund të marrin një vendim pa miratimin e parlamentit, ku parlamenti Holandez dhe Bundestagu Gjerman e kanë në procedurë të tyre ligjore, se nuk mund të marrin një vendim pa kaluar më parë në parlament.

Përkatësisht duket se Holanda e ka marrë vendimin, ka edhe shtete të tjera si Danimarka, Franca deri diku dhe duket se janë shumë të rezervuara për procesin e zgjerimit për Shqipërinë, pasi për Maqedoninë e Veriut janë shprehur të gatshme të caktojnë datën për fillim e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Për Shqipërinë kjo është e pamundur dhe nuk pritet asnjë surprizë pozitive. Jam e bindur se edhe takimi i ministave të jashtëm do disktojnë mbi raportin e KE, por ato kanë raportet paraprake të cilat vijnë nga misione të posacme ku duhet të bazohen, ku përvec raportit të Komisionit, këto shtete duhet të bazohen në raportet e këtyre misioneve”, ka thënë Gjosha .