Minimumi jetik, Përparim Spahiu: “Shqipëria nuk ka një studim të plotë që nga viti 2001”

468
Sigal

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar ditën e sotme në lidhje me faktin që në Shqipëri mungojnë studimet për minimumin jetik.

Statusi i plotë i Spahiut:

Shqipëria nuk ka studim të plotë që përcakton minimumin jetik që nga viti 2001.

Kjo nga një auditim i departamentit të Performancës në Kontrollin e Lartë të Shtetit me fokus tek varfëria dhe efekti i politikave në zbutje të saj.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale thotë që ky studim shkon përtej saj (normal kur është KM-ja që bën dhe studimet, me bashkëqeverisjen).

I vetmi studim është ai i vitit 2016 nga Avokati i Popullit ku kjo shumë llogaritet 16,000 lekë. Shifër që nuk u muar asnjëherë si referim.

E gjitha e qëllimshme, pasi nëse do ti referoheshim minimumit jetik real, shuma e ndihmës ekonomike për familjet në varfëri, do të ishte shumë më e madhe se ç’paguhet sot.