Minatorët kalojnë natën para kryeministrisë, kërkojnë miratimin e statusit

482
Sigal

Minatorët kanë kaluar natën të hënën përpara kryeministrisë. Ashtu siç kishin lajmëruar në datën 26, minatorët rinisën protestën për kërkimin e statusit të minatorit, i cili iu është premtuar nga kryeministri se miratohet brenda nëntorit. Një grup minatorësh nga qytete të ndryshme të Shqipërisë e kaluan mbrëmjen e të hënës përpara kryeministrisë. Ata kërkojnë miratimin e statusit të minatorit që iu është premtuar nga kryeministri se do të realizohet brenda nëntorit. “Kemi gjithë natën, ka rënë shi dhe kemi vuajtur pak, por nuk ikim pa marrë përgjigje”, tha një minator. Minatorët thonë se do të vijojnë me qëndrimin e tyre dhe protesta për të marrë të drejtat që i takojnë. “Ne kërkojmë miratimin e statusit të minatorit”. Minatorët kërkojnë reagimin e Kryeministrit Rama për miratimin e statusit të minatorit. Ata kërkojnë takim me kryeministrin Edi Rama. Dje në mëngjes ata kanë dorëzuar mjetet e identifikimit në Kryeministri. “Duam takim me Kryeministrin, nuk lëvizim pa plotësuar kërkesat tona. Pasi na morën dokumentat nuk ka dhanë përgjigje, nëse do na presin apo jo”, u shprehën ata.