Miltiadh M. Muçi/ Në 30 vjet nuk kemi punuar të ndërtojmë shtet, por është luftuar vetëm për pushtet

605
Sigal

Miltiadh M. Muçi

Paraditen e të hënës, më 21 tetor 2019, më duhej të kaloja pranë selisë së PS-së, ku para sheshit- të saj pash si rrallë herë të përqendruar kameramanë e gazetarë, bodigardë e shoferë, varg makinash luksoze të parkuara në anë të rrugës kryesore, buzë trotuarit, pas Bankës së Shqipërisë, deri para Kishës Ortodokse, në shkelje të rregullave të qarkullimit. Mendova se forumet e saj diskutonin mbi pasojat e vendimit të Brukselit, për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut edhe jo vetëm, por se do merrej një vendim i rëndësishëm: “Të kryhen zgjedhjet e parakohshme”, sikurse vendosi qeveria maqedonase e mbështetur nga faktori tjetër politik. Jo vetëm kaq, por në pak ditë u mblodhën, diskutuan dhe me konsesus caktuan datën e zgjedhjeve, pa qenë nevoja ta bënte Presidenti. Në mesditë nga mediat mësova, se ishte mbledhur kryesia e Partisë Socialiste, për të diskutuar probleme organizative të saj, ndërsa mbi vendimin e hidhur të Brukselit, shkaktar ishte Presidenti francez Makron. Qeveria shqiptare dhe kryetari i partisë në pushtet i kishte plotësuar detyrat, veçse i mbeteshin për të kryer detyrat e shtuara, nëntë pikat që Bundestagu gjerman ia kërkoi kancelares Merkel. Dy qëndrime të ndryshëm nga dy qeveri të ndryshme. Zaev ishte politikani që paralajmëroi BE-në, se do t’i përmbahej premtimeve që i kishte dhënë popullit të tij, të majtë e të djathtë. Përveç detyrave të caktuara prej saj, ishte realizuar pas 30 vjetësh zgjidhja e emrit Maqedonia e Veriu, e cila u përshëndet nga të gjithë vendet, si meritë e Greqisë dhe Maqedonisë, e kryeministrave Cipras e Zaev.

Edhe nëse ndonjë këtë vendim të marrë më parë nga Zaev, mund ta quante si lloj presioni ndaj shteteve të BE-së, që mendonin ndryshe nga pjesa dërmuese e saj, vendimin e mori të mos vazhdonte “të gënjente” popullin heterogjen, sllavë e shqiptarë, me shumë pakica që bashkëjetojnë në këtë vend të Ballkanit Perëndimor. Dhe pikëpamjet e tij i shprehu qartas dhe prerë, pa qenë nevoja të shkonte dhe t’i takonte “kundërshtarët” e Maqedonisë së Veriut. Ndërsa ndryshe nga Zaev, Rama nuk la shtet të Bashkimit Evropian të shkonte dhe takonte homologët, ndonjë më shumë se një herë, në disa me “albumin” e fantazisë së pikturave të tij, kur deri sot nuk kam dije sa prej tyre qëndrojnë në inventarin e Galerisë së Arteve Shqiptare, për të cilat një ditë shkova dhe pyeta, por nuk më dhanë përgjigje!! Është shembull që dha shteti fqinj, Maqedonia e Veriut, të cilin muaj më parë e dhanë vëllezërit kosovarë, klasa politike e shtetit të ri në Evropë. Fatkeqësisht tek ne nuk ndodhi sikundër kam menduar, me protestat e studentëve të dhjetorit të 2018-ës. Por çfarë tregojnë këto? Pa qenë nevoja të bëj një analizë të përsëritur, tek ne çdo dy vjet, disa muaj para e pas zhvillimit të zgjedhjeve, të vetme janë debatet për proceset zgjedhorë, kur pas 30 vjetësh pretendohet “Fajin e ka Kodi Zgjedhor”, me ndryshime të përsëritur prej edhe ndihmën e organizmave evropiane. Shkaku i vërtetë dhe sintezë e gjithë analizave e komenteve që janë bërë e vazhdohet të bëhen, është se “Në 30 vjet nuk u punua për të ndërtuar shtetin e të drejtës, por është luftuar vetëm për të marrë pushtetin për përfitime ekonomike. Kjo luftë nisi me ligjin famëkeq komunist 7501, në ditët më të fundit me të shoqërive koncesionere mbi pronësinë, kur prona kushtetuese është drita e syve për shoqërinë e vërtetë demokratike, ashtu sikurse është për njeriun. Pak ditë më parë, mësova për zgjedhjet e reja në Zvicër, se kanë vënë kandidaturën mbi 4000 qytetarë, ndërsa në muajt e verës të zgjedhjeve vendor në Greqi, mësova se para tyre, në Selanik kryebashkiak ishte një pensionist mbi 70-vjeçar, dy shembuj që tregojnë se kandidatët nuk janë të listave të kryetarëve të partisë, por të dëshirës së qytetarisë, të cilët vërtetë, sikurse kanë të drejtën të zgjedhin e kanë edhe për t’u zgjedhur.