Milena Harito: Lulzim Basha është kryeadmiruesi i Edi Ramës. Sa të jetë Basha kryetar i PD, Rama do jetë kryeministër

369
Sigal

Ish-ministrja, Milena Harito ka rrëfyer eksperiencën e saj si pjesë e kabinetit qeveritar. E ftuar në një emision televiziv, Harito ka treguar se me kryeministrin Rama ishte e vështirë të punoje. Duhej 24 orë punë e tension.

Milena Harito ka mbajtur postin e Ministres së Inovacionit. Por ndër të tjera Harito, e cila njihet si një ndër ekspertet më të mira në fushën e Informatikës, ka deklaruar në emision edhe një gjë ku duhet të mendohesh seriozisht për lidershipin e sotëm të Opozitës.

Milena Harito tha tekstualisht: “Për mua Lulzim Basha është kryeadmiruesi i Edi Ramës. Sa të jetë Lulzim Basha kryetar i PD, Edi Rama do jetë kryeministër”.