Miku i Ramës, Harlem Desir i dënuar me 18 muaj burg…

567
Sigal

Media franceze prestigjioze l’OBS dhe gazeta Figaro kanë shkruar para disa vitesh shkrime për dënimin e Harlem Desir me 18 muaj burg dhe 30 mije franga gjobë. Harlem Desir ka qënë për një kohë të shkurtër edhe drejtues I PS franceze dhe tani shfaqet më shumë si një socialist francez, që sot ka marrë përsipër të mbështesë  Edi Ramën për të vendosur censurën e medias on line në Shqipëri, ndryshe nga c’ndodh në të gjithë vëndet e tjera anëtare të OSBE, madje edhe në Maqedoninë fqinje. Më poshte jepet shkrimi i l’OBS:

Duke zgjedhur Harlem Désir si sekretar të parë, Partia Socialiste ka vendosur në krye të saj një njeri të dënuar nga drejtësia. Mes viteve 1986 e 1987, kur Harlem Desir ishte president i shoqatës SOS Racisme, merrte 10,500 franga në muaj nga një shoqatë tjetër jo qeveritare, nga Shoqata Rajonale për Trajnimin dhe Edukimin e Mërgimtarëve, me qendër në Lille. Për shkak të kryerjes së këtij aktiviteti të padeklaruar, Harlem Desir u dënua më 17 dhjetor 1998 me 18 muaj burgim dhe 30,000 franga gjobë për fshehje të abuzimit me pronën shoqërore.

https://www.nouvelobs.com/politique/le-congres-du-ps/20120912.OBS2032/harlem-desir-condamne-pour-emploi-fictifs.html

 

https://www.lefigaro.fr/politique/2012/09/12/01002-20120912ARTFIG00447-la-condamnation-de-desir-une-epine-dans-le-pied-du-ps.php