Meta tjetër mesazh Ramës: Më pak arrogancë, më tepër dialog

471
Kryetari i Parlamentit Ilir Meta i ka dërguar një tjetër mesazh politikës shqiptare, kryesisht Kryeministrit Edi Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha për krizën politike.

Duke folur nga ambientet para Parlamentit në një aktivitet kushtuar Ditës së Europës, Meta theksoi se nuk është kurrë vonë për të dialogur dhe për të gjetur zgjidhje për situatën e krijuar.

Ai shtoi gjithashtu se duhet më pak arrogancë dhe më tepër dialog mes palëve.

“Dëshira ime që është ky parlament të mbushet me të rinj dhe të reja sepse janë shembulli më i përkryer i pasionit të vërtetë për Shqipërinë europiane. Duhet më tepër dialog, më pak arrogancë. Më shumë qetësi, më shumë stabilitet e më shumë mundësi punësimi. Asnjëherë nuk është vonë të gjejmë zgjidhjen e përgjithshme dhe gjithëpërfshirëse. Nuk do të rresht kurrë përpjekjet e mia për dialog, bashkëpunim”, u shpreh Ilir Meta. 
Sigal