Meta takon ish-kryebashkiakun e New York-ut. Biseda për shqiptarët

534
Presidenti i Republikës Ilir Meta u takua në Presidence me ish-kreun e bashkisë së New York-ut Rudy Giuliani. Meta ka publikuar një foto me Giulianin në faqen e tij në “Facebook”, ndërsa thotë se i ka shprehur ndjenjat më pozitive për shqiptarët që jetojnë në SHBA. “Kënaqësi e veçantë të takoja sot Rudy Giuliani, kryebashkiakun që ka lënë më shumë gjurmë në qytetin e New York, i cili ndër të tjera më shprehu ndjenjat më pozitive për shqiptarët e New Yorku-t dhe të gjithë Amerikës.”, shkruan Meta.
Sigal