Meta takon ambasadorin në largim të Kinës: Dy vendet, bashkëpunim i suksesshëm

396
Sigal

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti dje në takim lamtumire Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës Ye Hao. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta vlerësoi punën e Ambasadorit Ye Hao dhe kontributin e tij të veçantë në forcimin e miqësisë tradicionale mes dy popujve tanë dhe shprehu mirënjohjen për përkushtimin e tij në shërbim të bashkëpunimit të frytshëm mes Shqipërisë dhe Kinës. Meta vuri në dukje se Kina përfaqëson jo vetëm një vend mik të çmuar por edhe një partner shumë të rëndësishëm për Shqipërinë dhe në këtë drejtim Kuvendi i Shqipërisë do vazhdojë të mbështesë intensifikimin e shkëmbimeve të gjithanshme mes Shqipërisë dhe Kinës. Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës z. Ye Hao shprehu kënaqësinë për misionin e tij në Shqipëri gjatë viteve të fundit dhe theksoi se Kina e konsideron Shqipërinë si një vend mik të veçantë, dhe në këtë kuadër bashkëpunimi ekonomik e tregtar do vijë duke u thelluar më tej. Në përfundim Ambasadori Ye Hao e falënderoi Kryetarin Meta për vëmendjen dhe mbështetjen e pakursyer të Kuvendit të Shqipërisë në funksion të rritjes së cilësisë së bashkëpunimit dypalësh