Presidenti Meta ka komentuar sot në mbrëmje gjatë një intervistë të dhënë për gazetarin Adi Krasta protestat që kanë shpërthyer në mbarë vendin. I pyetur për një koment lidhur me to, Meta është përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë duke nënvizuar faktin se sipas tij ” Shqipëria ka vuajtur nga largimi nga vendi i shumë qytetarëve dhe jo nga protestat për të përmirësuar qeverisjen. Protestat janë një lajm i mirë, për aq kohë sa ato janë paqësore dhe zgjojnë ndërgjegjjen e qytetarëve për të pasur kërkesa më të larta në radhë të parë ndaj vetes së tyre. Dhe kuptohet ndaj qeverisë, ndaj opozitës, ndaj institucioneve, sepse demokracia do të jetë aq e fortë sa ne e bëjmë atë”, – është shprehur Meta.

PJESË NGA INTERVISTA

Gazetari: Dua t’ju flas pak për protestat. Ju i kuptuat? I mbështetët protestat e studentëve të universiteteve në Tiranë? A e kuptuat atë që ata donin të thonin?

Presidenti Meta: E njoh prej kohësh shqetësimin e studentëve e të shumë pedagogëve e drejtuesve të përgjegjshëm…

Gazetari: Jeni pro? Jeni kundër…?

Presidenti Meta: Shqipëria nuk ka vuajtur nga protesta, por nga mungesa e protestave. Shqipëria ka vuajtur nga largimi nga vendi i shumë qytetarëve dhe jo nga protestat për të përmirësuar qeverisjen. Protestat janë një lajm i mirë, për aq kohë sa ato janë paqësore dhe zgjojnë ndërgjegjjen e qytetarëve për të pasur kërkesa më të larta në radhë të parë ndaj vetes së tyre. Dhe kuptohet ndaj qeverisë, ndaj opozitës, ndaj institucioneve, sepse demokracia do të jetë aq e fortë sa ne e bëjmë atë.