Meta: Rralloni flamujt, opozita vetëm ngjyrën mos të na kërkojë ta ndryshojmë

441
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, është shkëputur për një moment nga fushata në bllok me aletatët, për të përcellë mesazhin tek elektorati i tij se forca poltike që kryeson do të dalë e fituar në zgjedhjet e 21 qershorit.
Nga njësia numër 10 në kryeqytet, ku zhvilloi një takim me banorët, Meta zbuloi edhe çelësin e suksesit se pse partia e tij rritet çdo ditë.

Meta: “Shqetësohen për rritjen e LSI në Vorë, të tjerë për rritjen e LSI në Shkodër. Të mos shqetësohen fare, LSI është rritur dhe do të rritet në të gjithë Shqipërinë. Në çdo Bashki të Shqipërisë, LSI është rritur dhe do të rritet në të 4000 qendrat e votimit anembanë Shqipërisë, LSI është alternativë mbarëkombëtare dhe shumë përfaqësuese. Asryeja kryesore pse shqiptarët dhe sidomos të rinjtë dhe të rejat na votojnë gjithmonë e më shumë është se jo vetëm mbajmë fjalën, kujdesemi sa mundemi për njerëzit, por ne absolutisht e bëjmë ndryshe politikën nga ata. Ata e bëjnë politikën me urrejtje dhe mllef, ne e bëjmë me qetësi dhe dashuri. Ndaj ju ftoj të vazhdojmë fushatën me qetësi dhe dashuri”.
Meta u është përgjigjur edhe kritikave të opozitës lidhur me flamujt e vendosur rrugëve të vendit. Ai u bëri thirrje të rinjve të LRI të rrallojnë flamujt, por nuk la pa ironizuar dhe opozitën, duke u shprehur: “Vetëm ngjyrën e flamurit mos na e kërkoni ta ndryshojmë se e kemi shumë të bukur”.

Meta: “Shoh ata flamujt që të rinjtë i tundin, unë nuk jam partizan i flamujve, nuk janë ata që shtojnë votat por është mesazhi për qytetarin ai që e motivon ata dhe e bën pjesë të fushatës tënde dhe i jep besim se ti do ti zgjidhësh atë shqetësim kryesor që ai ka. U bëj thirrje të rinjve këtu, në Vorë, këtej nga Sauku deri në Elbasan se edhe atje janë vendosur flamuj më shumë se duhet,ti rrallojnë flamujt sa të munden. Por ua thashë atyre të opozitës, vetëm ngjyrën e flamurit mos na e kërkoni ta ndryshojmë se e kemi shumë të bukur”.
Jashtë vëmendjes së tij nuk kanë mbetur dhe situatat e tensionuara gjatë seancës së sotme plenare. Sipas Metës, opozita po e ndjen humbjen, prandaj krijon situata të stisura.

Meta: “Besoj se e keni ndjekur dhe ju një tension terësisht artificial dhe të stisur nga disa personazhe konfliktualë të opozitës lidhur me rritje e LSI dhe lidhur me gjoja me format jo të ndershme që përdor LSI. Është normale kur këta i kalojnë 6 ditë aktualisht duke bërë plazh dhe vinë vetëm të enjten në parlament për të hedhur baltë mbi zgjedhjet dhe kur e dinë që rezultati mesa duket nuk do të jetë shumë i këndshëm për ta sepse kanë kohë që paralajmërojnë bojkotin e reformës adminstrativo-territoriale dhe nuk dhanë asnjë alternativë, bojkotin e zgjedhjeve. Tani fabrikojnë lloj-lloj incidentesh a thua se çfarë po ndodh. Ndërkohë që asnjëherë në vendin tonë nuk ka pasur një klimë kaq të qetë, kaq të civilizuar. Ua thashë edhe sot në parlament po bëjnë një gabim shumë të madh, edhe opozita ka disa kandidatë të mirë, disa prej tyre kanë lënë edhe mandatet e deputetëve për tu zgjedhur Kryebashkiakë dhe kjo frymë disfatiste dhe demotivuese që këta përfaqësues të opozitës po krijojnë demotivon më tej anëtarët dhe simpatizantët e tyre për të marrë pjesë në votime dhe natyrisht që është një lënie në baltë edhe e kandidatëve të tyre”.
Sigal