Meta: Roli i arbëreshëve për gjuhën, frymëzim për çdo shqiptar

570
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u takua dje me një grup arbëreshësh, duke vlerësuar kontributin e tyre për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës sonë. “Mbresëlënës takimi i ngrohtë e vëllazëror me tre gjenerata arbëreshe. Përkujdesja e tyre për të ruajtur e përcjellë brez pas brezi, gjuhën e mrekullueshme shqipe, ritet, kulturën e traditat tona të spikatura dhe në veçanti për të lartësuar figurën e Skënderbeut, frymëzon çdo shqiptar”, u shpreh Meta. Kreu i Shtetit vlerësoi edhe kontributin e shoqatave të ndryshme për promovimin e vlerave kombëtare. “Mirënjohje për punën e palodhur të shoqatës “Vorea” me qendër në Frascineto, që promovon vlerat tonat kombëtare e punon prej vitesh për ripërtëritjen dhe fuqizimin e marrëdhënieve të arbëreshëve të Italisë me Shqipërinë”, u shpreh presidenti Meta.
Sigal