Meta: Rinia do t’i japë një drejtim të ri Shqipërisë

560
Ilir Meta është i bindur se nga 25 qershori, Shqipëria do ta marrë një drejtim të ri, duke e vendosur LSI-në si forcë të parë. Dhe, këtë, sipas tij, do ta bëjë rinia shqiptare.
Meta, këto komente i ka bërë në një tubim elektoral të Lëvizjes Socialiste për Integrim, mbajtur në Gjirokastër.
“Rinia e Gjirokastrës dhe e gjithë Shqipërisë e ka marrë vendimin: një drejtim i ri për Shqipërinë më 25 qershor. Një drejtim i ri për të ulur taksat dhe për të formalizuar ekonominë, për të ulur kostot e biznesit dhe për të ndihmuar të gjithë të rinjtë ta gjejnë veten këtu në Gjirokastër, në Përmet, në Tepelenë dhe në Shqipëri”, është shprehur ai.
Meta, gjithashtu, ka ritheksuar se ëndrrat e të rinjve dhe të rejave janë programi i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Nga Gjirokastra, ai pati edhe një mesash për largimet nga puna që po bëhen këto ditë në administratën e shtetit.
“Le të durojnë edhe shtatë ditë ata që kanë frikë, sepse jam i bindur që këtë poshtërim që po ua bëjnë njerëzve të ndershëm në administratë, do ta paguajnë me votën e 25 qershorit. Ashtu sikurse të gjithë ata që janë hequr padrejtësisht, do të rikthehen më 26 qershor”, ka deklaruar Meta.
Sigal