Meta: PS nuk bëri ftesë serioze për koalicion, por mistrecllëqe

557
Kryetari i Kuvendit dhe Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka deklaruar se nga Partia Socialiste nuk kishte asnjë ftesë serioze për koalicion me LSI në këto zgjedhje, por vetëm mistrecllëqe.
Ai vazhdoi më tej duke thënë se mistrecllëqet kanë qenë të tipit “i bëjmë 71 vota”.
Pjesë nga fjala e Metës në emisionin “Studio e Hapur”:
Kemi të bëjmë me një klasë politike që ka nevojë të maturohet, të ketë një vështrim më afatgjatë.
Marrëveshja do të funksionojë dhe reforma në drejtësi do të vazhdojë në punën e saj, fakti që vettingun opozita e votoi tregon që nuk ka qenë shqetësim kryesor por një garanci për zgjedhjet.
LSI ka qenë forca më e besur për zgejdhje të lira dhe të ndershme. Nuk e dëshiroj kompromentimin e reformës.
Për koalicion me PS nuk ka pasur asnjëherë një ftesë serioze nga lideshipi i PS. Po, ka pasur retorika që i bëjëmë 71 me ose pa PDIU. Pra ka pasur më shumë ngacmime e mistrecllëqe sesa ftesa serioze.
LSI ka qenë e qartë se do të shkojë në koalicion pas një bilanci mbi 4-vjeçarin. Nuk keni dëgjuar një JO nga ana jonë as publikish dhe as privatisht, kjo gjë nuk është refuzuar.
Por e rithem se me marrëveshjen aktuale, LSI është më e favorizuar.
Sigal