Meta pret në takim lamtumire Holtkemper: Marrëdhëniet me Gjermaninë, prioritet parësor

496
Sigal

 Kryetari iLSI-së  Ilir Meta priti dje Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë Carola Müller-Holtkemper me rastin e përfundimit të detyrës së saj në Shqipëri. Meta i shprehu Ambasadores Holtkemper mirënjohjen për kontributin e saj në shërbim të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, veçanërisht në planin ekonomik. Duke biseduar për zgjedhjet e 23 Qershorit, ambasadorja Holtkemper i shprehu z. Meta vlerësimin për rezultatin e qartë dhe fitoren e koalicionit të majtë pas pjesëmarrjes masive të shqiptarëve, si dhe e uroi atë për marrjen e përgjegjësisë së Kryetarit të Kuvendit. Z. Meta theksoi se tani është koha për reforma të mëdha ekonomike dhe për t’i dhënë shpresë shpirtit evropian të shqiptarëve, për të siguruar një qeverisje bashkëpunuese dhe konkrete dhe për t’i dhënë një shtysë të fortë procesit të integrimit evropian me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat në BE brenda këtij viti.“Në këtë kontekst, marrëdhëniet me Gjermaninë janë prioritet parësor”, u shpreh kreu i LSI-së.

Ilir Meta priti Shefen e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR znj. Conny Mçormack

 Ilir Meta priti dje  Shefen e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR znj. Conny Mçormack. Z. Meta e falënderoi znj. Mçormack për përkushtimin e saj personal dhe për punën e Misionit Vëzhgues të OSBE/ODIHR, duke e cilësuar praninë e vëzhguesve ndërkombëtarë si shumë të rëndësishme në realizimin e standardeve më të mira të zgjedhjeve të 23 Qershorit dhe të një procesi zgjedhor më të pranueshëm.  Z. Meta u shpreh se, mesazhi i shqiptarëve ishte i qartë dhe se koalicioni i ri qeverisës do të tregojë përgjegjshmëri më të madhe në realizimin e reformave madhore që kërkon procesi i integrimit evropian të Shqipërisë. Në këtë kuadër, z. Meta rikonfirmoi angazhimin e tij dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim për garantimin e një klime politike më bashkëpunuese, gjithëpërfshirëse dhe pozitive në vend, ashtu siç duan të gjithë qytetarët shqiptarë.