Meta: Populli i 2 marsit, është ai popull që njeh respektin dhe dinjitetin e demokracisë dhe të lirisë

184
Sigal

Presidenti Meta: Për te evituar çdo debat dhe polemike me PD-në, e cila bojkotoi zgjedhjet e fundit vendore, bëra zgjedhjen që në takim për zgjedhjet e 6 marsit të thërrisja kreun e grupit parlamentar të PS-së.

Asnjë nga palët nuk ka pasur interes që të hy në zgjedhje. Është interesi i qytetarëve tashmë që të zgjedhin në këto 6 bashki dhe të kemi një kryetar i cili do vendosi vetë dhe nuk do varet nga një ministër apo kryetar partie.

E rëndësishmja në zgjedhjet e 6 marsit, është procesi demokratik i tyre, pjesëmarrja në votime, qytetarët të mos shesin votën që, të kenë mundësi nesër tu kërkojnë llogari të zgjedhurve të tyre.

Populli i 2 marsit, është ai popull që njeh respektin dhe dinjitetin e demokracisë dhe të lirisë.