Meta për akuzat e Ballës: Nuk komentoj deklarata të njerëzve pa dinjitet

550
Sigal

Pas dekretit të Presidentit Ilir Meta për emërimin në Gjykatën Kushtetuese të juristes Marsida Xhaferrllari, Sekretari i PS-së, Taulant Balla deklaroi se kreu i shtetit shkeli kushtetutën.

I pyetur për akuzuat e bëra nga Balla, Presidenti Meta tha se “unë nuk komentojë akuzat e njerëzve pa dinjitet…”.

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat ka sqaruar sot procedurën ligjore që ka ndjekur për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kreu i shtetit deklaroi se ka respektuar Kushtetutën dhe ligjin për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Menjëherë pas kthimit nga vizita në Paris kam firmosur emërimin e gjyqtares Marsida Xhaferrllari duke ndjekur procedurën”,- tha Presidenti.

Lidhur me akuzat e PS se kreu i shtetit shkeli afatin 30 ditor me këtë dekretim, Presidenti tha se nuk ka shkelur asnjë fat.

“Nuk ka një afat të përcaktuar në Kushtetutë për Presidentin e Republikës. Kushtetuta është një dhe e ka parashikuar procedurën”,- tha Meta.