Meta pas takimeve me qytetarët: Shqetësimet e tyre do të jenë në programin e qeverisjes së ardhshme

18
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në rrjetet sociale pas një takimi me qytetarët në qarkun e Beratit.

Meta shprehet se Partia e Lirisë në këtë qark është një forcë e jashtëzakonshme dhe se me partinë e tij, shqetësimet e banorëve të Beratit do të dëgjohen fuqishëm në Kuvendin e ardhshëm dhe po ashtu do të jenë në programin e qeverisjes së ardhshme.

“Me Partinë e Lirisë, zëri dhe shqetësimet e banorëve të Beratit do të dëgjohen fuqishëm në Kuvendin e ardhshëm dhe shqetësimet e tyre do të jenë në programin e qeverisjes së ardhshme” shkruan  Meta ndër të tjera.

Kreu i PL shton po ashtu se Berati nuk meriton të jetë i pari për mbylljen e bizneseve të vogla, për rënien e lindshmërisë, për numrin e vetëvrasjeve, divorceve dhe aborteve.

Postimi i plotë:

Partia e Lirisë në Qarkun e Beratit është një forcë e jashtëzakonshme.

I lumtur të takohesha me qindra anëtarë dhe simpatizantë në Kozarë, Perondi, Qereshnik, Ullinjas, Dimal, Kuçovë dhe Berat.

Me Partinë e Lirisë, zëri dhe shqetësimet e banorëve të Beratit do  të dëgjohen fuqishëm në Kuvendin e ardhshëm dhe shqetësimet e tyre do të jenë në programin e qeverisjes së ardhshme.

Berati nuk e meriton të jetë i pari për mbylljen e bizneseve të vogla, për rënien e lindshmërisë, për numrin e vetëvrasjeve, divorceve dhe aborteve.

As të jetë Qarku i dytë për tkurrjen e popullsisë dhe as i fundit për zhvillimin e sporteve.

Me Partinë e Lirisë, Berati do të çlirojë të gjitha potencialet e jashtëzakonshme që ka për zhvillimin që meriton, sepse ka jo vetëm të gjitha resurset natyrore, por mbi të gjitha ka njerëz punëtorë e mendjendritur që meritojnë mbështetje dhe dashuri.