Meta paralajmëron: Roli i Presidentit në zgjedhjet e ardhshme do jetë si asnjëherë më parë. Do kemi shumë akte dhe disa task forca

258
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka deklaruar sot se kodi zgjedhor, ndryshimet e votuara nga parlamenti dje sipas marrëveshjes së 5 qershorit nuk kanë mbërritur ende në Presidencë dhe sapo të vijë do të zbardhen e më pas firmosen.

Meta ka paralajmëruar një rol të madh të Presidentit në zgjedhjet e ardhshme.

“Ende nuk kanë ardhur ndryshimet e bëra nga Kuvendi në presidencë, Sapo të vijnë do zbardhen nëse janë votuar siç janë miratuar nga Këshilli Politik dhe do firmosen.
Presidenti nuk merr pjesë në zgjedhje. Sot është 3-vjetori i ceremonisë së betimit dhe marrjes së detyrës. kështu që konferencës për shtyp do e kemi pas 2 vitesh. Roli i pres si kryetar i shtetit është mjaft i rëndësishëm veçanërisht një situatë që ka të bëjë me interes të madh publik për një proces të diskutueshëm për të cilin ekzistojnë shumë kushte që janë të domosdoshëm për t’u plotësuar në mënyrë që Shqipëria të çelë negociatat me BE.
Duket ditur që për pak muaj do shkojmë drejt këtyre zgjedhjeve është e rëndësishme që presidenti të marrë të gjitha masat kushtetuese ligjore dhe të bëjë gjithçka në mënyrë transparente për të parandaluar keq përdorimin e institucioneve të shtetit. Do kemi shumë akte në këtë drejtim që do jenë tepër transparente dhe do kemi disa taks forca. Roli i presidentit do jetë si asnjëherë tjetër më parë”, deklaroi Meta.