Meta nxjerr SMS-të me Ramën për ndryshimin e kufijve të Kosovës

685
Sigal

“Kam folur disa herë me zotin Rama gjatë vitit të kaluar”. Kështu e nisi Presidenti Ilir Meta rrëfimin për bisedat që ka pasur me kreun e qeverisë, për temën e nxehtë të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. I pyetur nga gazetari Meta tha se i ka kërkuar Ramës të mos përfshihet në këtë çështje.

“Kam folur disa herë me Ramën për këtë çështje. I kam thënë: ‘Nuk është detyra jonë të mbajmë qëndrime të cilat na krijojnë probleme në raport me Kosovën. Vendi i fundit në botë që mund të vërë në diskutim integritetin e Kosovës është Shqipëria’. Ndaj i kam thënë: ‘Mos u përfshi në këtë çështje’. Ai më ka thënë që “nuk jam përfshirë”.

Më pas, ai fatkeqësisht, më solli si ministër të Jashtëm një kandidaturë të papranueshme për mua që, ishte shprehur më herët për ndryshimin e kufijve. Mua Rama më tha “nuk jam përfshirë”. Nuk e di sa i sinqertë ka qenë.

Kosova ka qenë e drejtë në raportet me Shqipërinë,ndërsa anasjelltas jo. Pse duhet të behet presion kaq i madh ndaj Kosovës dhe pse duhet të përdoremi ne për t’i bërë presion Kosovës. Në mbështetim dialogun dhe ata dhe janë institucionet atje që duhet të gjejnë një zgjidhje. Tani ti do të bësh protagonizmin, bëje. Nuk të ndalon njeri” – tha Meta.