Meta: Nuk kam qenë ndërmjetësuesi por imponuesi

425
Situata në të cilën u zhvilluan bisedimet dhe mënyra se si u arrit marrëveshja PD-PS për të rënë dakord për datën e zgjedhjeve u komentua edhe nga kreu i Kuvendit Ilir Meta, njëherësh Presidenti i zgjedhur. 

Gjatë një komunikimi me mediat ndërsa doli nga takimi 30 minutësh që zhvilloi me ish-kryeministrin Sali Berisha, Meta u shpreh se kishte shumë shpresa që gjithçka të bëhej publike. Në këto momente Rama-Basha ndodheshin ende në takim. “Shpresojmë që marrëveshja të bëhet publike sa më shpejt dhe të mësojmë për çfarë bëhet fjalë”. 

A ju erdhi keq që nuk ishit ndërmjetës në këtë marrëveshje? 
Nuk kam qenë ndërmjetësuesi, por kam qenë imponuesi më i madh bashkë me PDIU e parti të tjera.

Po për takimin me Berishën ç’mund të na thoni?
Berisha është dobësia ime dhe në çdo kohë jam i gatshëm ta ndjej këtë kënaqësi. 
Sigal