Meta në Vorë: Do e bëjmë Bashkinë e re, modelin më të mirë të shërbimit

438
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, mori pjesë në një bashkëbisedime të rinjtë në qytetin e Vorës. Në fjalën e tij, Meta tha se Vora ka një të ardhme të shkëlqyer dhe se po zgjohen energjitë e fjetura sidomos te të rinjtë dhe të rejat. Lideri i LSI-së u shpreh se ora e ndryshimit po troket edhe për Vorën. “Absolutisht po shoh dita-ditës zgjimim e shumë energjive të fjetura këtu në Vorë e sidomos tek të rinjtë e të rejat, por dhe te gratë dhe te nënat e Vorës. Kjo tregon që besimi se ora e ndryshimit për Vorën po vjen dhe në 21 qershor, me votën e tij populli i Vorës, i Bërxhullit dhe i Prezës do t’i thotë po alternativës sonë. Do ta bëjmë Bashkinë e re të Vorës modelin më të mirë për shërbimin dhe për punësimin në nivel kombëtar. Pas 21 qershorit do të vij dy herë në ditë në Vorë. 
Dhe do vij që të zbatojmë planin dhe programin tonë sepse do ta bëjmë Bashkinë e re të Vorës modelin më të mirë për shërbimin dhe për punësimin në nivel kombëtar. Ne kemi një program. Programi ynë ka shumë çështje po ku çështja kryesore është punësimi dhe ne garantojmë që brenda dy viteve ne do të realizojmë punësimin e çdo banori të Vorës që do të punojë. Kemi për detyrë kemi për përgjegjësi si bashki e re, edhe ne si përfaqësues të mazhorancës dhe të qeverisë edhe që dalim këtu garant të këtij programi të Luan Sallakut dhe të “Aleancës për Shqipërinë Europiane” në Vorë që të gjithë ata që janë pa punë dhe që të gjithë do të evidentohen dhe për këtë do të hapet zyra e shërbimit të punësimit këtu, të gjithë do të kenë mundësi që t’u ofrohet një punë”, Meta.
Në mbylljet ë fjalës së tij Meta theksoi se Bashkia e re e Vorës i ka të gjitha potencialet për t’u shndërruar në një bashki në standardet Europiane pasi i ka të gjitha asetet natyrore për të qenë e tillë. “Kjo bashki e re i ka të gjitha gjërat, nuk i mungon asgjë që nga Kalaja e Prezës, që nga fushat e Prezës dhe fusha e Domjes dhe të Bërxhullit, që nga Kodrat e papara të Vorës dhe të Marikaj e kështu me radhë. Kështu që tani vetëm duhet t’i vëmë në punë. Edhe ajo që i vë në punë dhe është në interesin tuaj është vota juaj në21 qershor për Luan Sallakun dhe për “Aleancën për Shqipërinë Europiane”. Programi ynë përmirësohet çdo ditë, nuk është një program që u shkruajt dhe mbetet aty. Çdo gjë pozitive ne do ta përfshijmë dhe do ta bëjmë pjesë të programit tonë për të ardhmen”,- tha kryetari i LSI-së.
Sigal