Meta në Ishëm: Jemi krenarë për gjithçka që përfaqëson në historinë e qytetërimit tonë, të ruajmë trashëgiminë!

235
Sigal

Presidenti Ilir Meta ishte këtë të diel në Ishëm, prej ku tha se ishmakët e duan lirinë dhe artin.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Meta thekson se “Jemi krenarë për gjithçka që Ishmi përfaqëson në historinë e qytetërimit tonë. E rëndësishme të ruajmë trashëgiminë kulturore dhe historike”.

POSTIMI:

Sot në Ishëm, në këtë vendbanim të lashtë ilir, simbol të qëndresës dhe kala të pamposhtur të betejave për liri të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ku trashëgohen brez pas brezi vlerat më të spikatura atdhetare dhe kulturore.

Ishmakët e duan lirinë dhe artin. Brezi i ri më shumë se të gjithë! Jemi krenarë për gjithçka që Ishmi përfaqëson në historinë e qytetërimit tonë.

E rëndësishme të ruajmë trashëgiminë kulturore dhe historike, të mbrojmë mjedisin dhe të fuqizojmë më shumë ekonomikisht komunitetin, ku punësimi i të rinjve të jetë prioritet kryesor. 🇦🇱