Meta në Berat: Pro zgjedhjeve të lira dhe listave të hapura. Ta pastrojmë politikën nga krimi

468
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, njëherësh kryetar i LSI, ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me qytetarët e Beratit. Në fjalën e tij, Meta ka ritheksuar zbatimin e reformën në drejtësi si një proces kyç në rrugën e vendit drejti integrimit europian.

Ndërkaq, Meta u ndal edhe tek kërkesa e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme. Duke u shprehur se LSI është e orientuar drejt zgjedhjeve të lira, Meta tha se është pro listave të hapura.

“Dialogu është i rëndësishëm për të mbyllur reformën zgjedhore. Po kështu ecuria e procesit të zgjedhjeve, është themelor për negociatat. LSI është e orientuar drejt zgjedhjeve të lira, dhe është pro listave të hapura”.

Meta theksoi rëndësinë e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit dhe për nevojën e pastrimit të politikës nga elementët kriminalë.
Para qytetarëve të Beratit, Meta ritheksoi se forca politike që ai drejton është faktor i rëndësishëm për stabilitetin e vendit.
Sigal