Meta në aktivitetin e OSBE-së: “Të garantojmë dinjitetin e personave me aftësi të kufizuara”

414

Sigal

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta iu
drejtua me një fjalë aktivitetit të OSBE-së me rastin e ditës ndërkombëtare të
të drejtave të njeriut.Duke përmendur arritjet e derimëtanishme, Meta theksoi
se përgjegjësia për shtresat në nevojë u përket të gjithëve. në këtë aktivitet,
kryeparlamentari Ilir
Meta, theskoi:
 “Gjatë kësaj legjislature kemi miratuar ligje të rëndësishme për
personat me aftësi të kufizuar. Përgjegjësia për të arritur aksesin nuk i
përket vetëm personave me aftësi të kufizuar, por na përket të gjithëve pasi ka
ende shumë pengesa për njerëzit me aftësi të kufizuar që të ushtrojnë
plotësisht të drejtat themelore të tyre.
Kuvendi mbetet i
hapur dhe inkurajon pjesëmarrjen aktive me qëllim që të së bashku të
kontribuojmë për një ndryshim thelbësor. Është detyrimi ynë që të garantojmë
dinjitetin dhe integritetin më të lartë njerëzor të këtyre grupeve.

Në fund të aktivitetit, Prezenca e OSBE-së ka dhënë çmimet për dy organizata të
shoqërisë civile, të cilat mbështesin njerëzit me aftësi të kufizuara.