Meta: Misioni i Partisë së Lirisë është i ndryshëm nga ai i LSI-së

117
Sigal

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se misioni i Partisë së Lirisë është i ndryshëm nga ai i LSI-së.

Në një intervistë, Meta tha se shteti ligjor dhe sistemi demokratik ka rënë, e nëse do të vijohej me të njëjtin mision, do të thoshte të kthehesh në Don Kishot.

“Partia e Lirisë ka një mision tjetër krejt ndryshe nga LSI, e cila e humbi misionin dhe pa dashje për shkak të vendimeve të saj. Misioni i LSI ishte integrimi në Bashkimin Europian. Sot ne kemi problemin kryesor që këtu ka rënë i gjithë sistemi demokratik, ka rënë rendi kushtetues, ka rënë shtetit ligjor. Ka rënë çdo gjë tjetër, liri ekonomike, tek administrate publike dhe tek llogaridhënia që ka rënë. Nëse ti do të kesh prioritet integrimin europian kur të ka rënë sistemi do të thotë të jesh Don Kishot”, tha ai.