Meta: Mbështetje Zvicrës në Botërorin e Futbollit

490
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti dje drejtuesin e Këshillit të Madh të Gjenevës. “Kënaqësi të takoja Presidentin e Këshillit të Madh të Gjenevës, Eric Leyvraz. Krenar kur flet për kontributin dhe historitë e suksesit të shqiptarëve në Gjenevë e gjithë Zvicrën. Mezi pres të mbështes Zvicrën në Kampionatin Botëror të Futbollit”, u shpreh Kreu i Shtetit. Gjithashtu, presidenti Meta takoi dje mjeshtrin e punimit të gurit, Gëzim Hidri. “Mjeshtri i madh i punimit të gurit, Gëzim Hidri, një artist i veçantë e shembull frymëzimi për talentet e reja, prej disa ditësh ka hapur një ekspozitë mbresëlënëse në kopshtin e Presidencës. Kënaqësi të shihja nga afër 34 veprat e tij të artit, të punuara aq mjeshtërisht dhe të vlerësuara maksimalisht nga qindra dashamirës, vendas dhe të huaj, të artit e të kulturës shqiptare. Të stimulojmë artin e të promovojmë punën krijuese e gjithë atë pasuri shpirtërore që kanë të tillë mjeshtra të mëdhenj, si Gëzim Hidri”, nënvizoi presidenti Meta.
Sigal