Meta: Konsensusi për reformën në drejtësi, arritje historike

417
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta përshëndet vendimin Partisë Demokratike për të miratuar në seancën e nesërme plenare projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, e ndryshuar”. Duke e cilësuar konsensusin si një arritje historike, z. Meta i shpreh mirënjohjen Komisionerit të BE për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Johannes Hahn. “Përshëndes vendimin e Partisë Demokratike. Konsensusi është një arritje historike. Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen për Komisionerin e BE për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Johannes Hahn. Miratimi i Reformës në Drejtësi është një sukses dhe një arritje për të gjithë shqiptarët”, vlerësoi Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta.
Sigal