Meta: I kam çuar Ramës një SMS për “Haki drogën”, po përdor policinë në inskenime mafioze

433
Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, ka ashpërsuar tonet ndaj kreut të Policisë së Shtetit, Haki Çako, duke e akuzuar si një nga figurat që po përdoret nga trafikantët e drogës. Në një konferencë për shtyp, ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim tha se i ka çuar një mesazh kryeministrit Rama, duke i kërkuar që Haki Çako “të mos përdorë më policinë përmes inskenimeve mafioze”.
“Ka një aleancë të hapur. Kjo nuk është më e fshehtë. Është një aleancë errësire. Kjo është një aleancë që synohet t’u imponohet shqiptarëve përmes frikësimeve qesharake, manipulimit, keqpërdorimit të policisë, që ende drejtohet një nga të përdorurit e trafikantëve. I kam çuar Ramës një SMS për “Haki drogën”, i cili nuk duhet të përdorë më policinë përmes inskenimeve mafioze tipike të tij dhe gjithë segmenteve që e drejtojnë atë. Të jeni të bindur se ky është një plan i lexuar tashmë nga gjithë qytetarët shqiptarë dhe përgjigjja do të jetë e paparë në 25 qershor”, tha kryeministri Rama.
Sigal