Meta: Hetim ndërkombëtar për shembjen e Teatrin, por prioritet tani është reforma zgjedhore

270
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka sqaruar pse ka kthyer edhe një herë ligjet Kuvendit, saktësisht për aktivitetet e turizmit detar cenon identitetin kombëtar pasi ka shkronja që nuk janë shqip në përdorim të atij ligji dhe cenohet gjuha zyrtare.

Ndërkaq Meta ka folur edhe për çështje të tjera.

Pjesë nga fjala e Presidentit Ilir Meta:

Presidenca ka kërkuar ndjekjen me përparësi të procedurave të vakancave për Gjykatën e Lartë.

Kam zhvilluar dhe një konferencë me Europa Nostra. Jam dakord për nisjen e një hetimi ndërkombëtar për shembjen e teatrit Kombëtar dhe të nis bashkëpunimin për shumë çështje të tjera.

Tashmë secili aktor të marrë përgjegjësinë e veta përballë qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtare. Unë tani do të kaloj më pak kohë me Tiranën politike dhe do t’i përkushtohem më shumë Shqipërisë dhe qytetarëve.

Një çështje tjetër ka të bëjë me zhvillimet e fundit në Kosovë.

Si President i Shqipërisë kam respektuar Kushtetutën dhe institucionet e Kosovës. Është e rëndësishme që të mbizotërojnë në Kosovë institucionet.

Reforma zgjedhore, edhe unë jam i kënaqur që ndjek nëpër media, mezi pres që palët të mbajnë fjalën dhe në 31 maj të përmbyllen në 3 maj që të gjithë ndryshimet që kërkohen nga BE dhe partnerët e tjerë dhe menjëherë si President do t’i firmos këto ndryshime që të japim një lajm të mirë nga Shqipëria dhe Tirana për qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë.

A jeni njohur me opinionin final të Venecian për Kushtetuesen?

Meta: Unë jam njohur me Kushtetutën e Shqipërisë dhe jam i qetë për këtë çështje.

Po për përgjimet nga Policia pa autorizim, a do ta dekretoni një ligj të tillë? Kur do ta bëni publike akuzën se kryeministri sponsorizohet nga lobi serb apo do të vazhdoni me denoncimet që ju prekin ju personalisht?

Meta: Besoj se gjërat janë tepër të qarta. Presidenti ushtron me përgjegjësi maksimale kompetencat e ti kushtetuese në të gjitha aspektet dhe do të jetë këtu çdo javë për gjërat që opinion meriton të dijë. Kështu që të jeni të sigurt që kjo do të ndodhë në mënyrën më koherente të qartë e transparente.