Meta ftesë kryeparlamentarit Talat Xhaferi për vizitë zyrtare në Tiranë

467
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta i ka dërguar një ftesë kryeparlamentarit në Maqedoni Talat Xhaferi për vizitë zyrtare në Tiranë. Meta ka uruar Xhaferin për zgjedhjen e tij ne krye të Kuvendit, ndërsa kërkon të forcohen më shumë marrëdhëniet ndërparlamentare mes dy vendeve.
“Ju përgëzoj edhe një here për zgjedhjen dhe ju ftoj ne krye te një delegacioni parlamentar për vizite zyrtare ne Tirane. Maqedonia fqinj i rendesishem edhe fale faktorit shqiptar shtetformues. Te forcojmë me tej marrëdhëniet nderparlamentare. Dëshirojmë paqe, stabilitet e prosperitet për te gjithë qytetaret e Maqedonisë. Bashkëpunimi ynë te avancoje perspektiven evropiane te Maqedonisë”- shprehet Meta në ftesën dërguar Talat Xhaferit.
Sigal