Meta flet për herë të parë për protestën e opozitës, si i përgjigjet kërkesës për qeveri teknike

448
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, njëherësh kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, ka komentuar për herë të parë ditën e sotme protestën e opozitës, e cila prej së shtunës vijon të qëndrojë pranë Kryeministrisë. Ndonëse është shprehur se nuk dëshiron të komentojë diskutimet e ndryshme lidhur me këtë protestë, Meta është ndalur tek kërkesa e opozitës për zgjedhja të lira e të ndershme.
Duke e cilësuar këtë një çështje të rëndësishme, Meta gjatë konferencës së përbashkët me kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u shpreh se kjo është “një kërkesë që kërkon dialog, por larg ultimatumeve”.
“Nuk dëshiroj të devijoj përmbajtjen e kësaj konferencë për çështje të brendshme. Nuk dua të përfshijmë edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës në këtë çështje. Çdo protestë paqësore e demokratike, është për t’u respektuar, dhe çdo kërkesë që kërkon garantimin e standardeve më të larta të zgjedhjeve brenda të gjithë mundësive praktike që ekzistojnë, është një kërkesë që kërkon dialog, por larg ultimatumeve”, tha Meta.
Sigal