Meta firmos urdhrin: Betimi më 24 korrik, ora 18:00

452
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka miratuar urdhrin për mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Shqipërisë më datë 24 Korrik në orën 18:00. Pika e vetme në rendin e ditës është betimi i Presidentit të ri të vendit, që është Ilir Meta. Më parë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dekretoi thirrjen e Kuvendit në një sesion të jashtëzakonshëm për të mundësuar betimin e pasardhësit të tij. Meta do të zëvendësojë në krye të shtetit shqiptar Bujar Nishanin, të cilit i mbaroi mandati 5-vjeçar. Ndërkohë që në rendin e ditës datë 24 korrik 2017 është parashikuar vetëm betimi i Ilir Metës dhe asnjë vendim tjetër.

Është hera e parë që betimi i Presidentit të Republikës duhet të bëhet teksa Kuvendi është i shpërndarë dhe janë zhvilluar votimet për zgjedhjen e Parlamentit të ri. Megjithatë, trupa e vjetër parlamentare do të rimblidhet më 24 korrik për të mundësuar betimin e Ilir Metës, ndërsa deputetët e rinj do ta nisin punën vetëm në fillim të shtatorit. 
Sigal