Meta emëron Sekretarin e Përgjithshëm të Presidencës. Ja kush do të jetë i besuari

632
Presidenti Ilir Meta ka firmosur dekretin e tij të parë. Po kështu ditën e djeshme ka emëruar Sekretarin e Përgjithshëm të Presidencës
Presidenti, Ilir Meta ka zgjedhur ditën e djeshme Sekretarin e Përgjithshëm të këtij institucioni, i cili është Alqi Bllako, ekspert i njohur në fushën financiare. Bllako ka përfunduar studimet e larta në Tiranë dhe ka kryer disa studime pas-universitare, Master Shkencor në drejtimin Financë dhe Kontabilitet nga Universiteti i New York-ut dhe MBA me drejtim Banke dhe Tregje Financiare ne bashkëpunim me Institutit Kurt Bosch në Zvicër, diplomuar ne të tria rastet si student i ekselencës. Gjatë kësaj periudhe, Bllako është vlerësuar më Çmimin e Parë nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë për punimin e tij “Roli i tatimit mbi të ardhurat të kompanive mbi strukturën e kapitalit: të dhëna mbi ekonominë shqiptare” i konsideruar një kontribut i vyer akademik. Bllako është vlerësuar nga ekspertët më të mirë akademikë në fushën financiare dhe ka dhënë kontributin e tij si Lektor i brendshëm dhe i jashtëm pranë Universitetit të “New York”-ut në Tiranë në lëndët: Financa e Korporatave, Financa Ndërkombëtare, Kontabilitet Financiar, si dhe Kontabilitet Drejtimi. Bllako ka pasur eksperiencë të drejtpërdrejtë në sektorin privat, ne institucionet publike, ka qene përfaqësues i vendit në Konventa te shumta Ndërkombëtare. Bllako ka punuar si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, gjatë periudhës Shtator 2013 – Korrik 2017. Ndërkohë që me firmosjen e marrëveshjes së Parisit, Bllako ka shërbyer dhe si autoriteti i deleguar kombëtar në marrëdhëniet me Fondin e Klimës, si dhe pike fokale për Konventën e Diversitetit Biologjik, ku ka luajtur dhe rol aktiv pranë organit ndërqeveritar ndihmës të kësaj konvente: Trupi Ndihmës për Këshillat Shkencore, Teknike dhe Teknologjike.
Presidenti firmos dekretin e tij të parë parë.
Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Presidenca njofton se Meta i ka dhënë gradën “Gjeneral Brigade” Kolonel Bardhyl Myrteza Kollçakut me detyrë “Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes” në Ministrinë e Mbrojtjes”.
DEKRET PËR DHËNIE GRADE MADHORE:
Në mbështetje të nenit 92, germa “d”, dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të pikës 3, germa “a”, të nenit 9, të ligjit 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të RSH”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

Dekretoj
Neni 1
Kolonel Bardhyl Myrteza KOLLÇAKU me detyrë “Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes” në Ministrinë e Mbrojtjes”, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”. 

Neni 2 Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Kush është Kolonel Bardhyl Kollçaku
Kolonel Bardhyl Myrteza KOLLÇAKU, ka lindur më datë 05.06.1967, në Berat.
Ka përfunduar studimet në Shkollën e Lartë të Bashkuar dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin “Zbulim”, në vitin 1990. Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer Kolegjin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen, në Shqipëri; Kolegjin e Shtabeve te Bashkuara ne SHBA; Kolegjin e Komandës dhe Shtabit, në SHBA; Kursin Themelor të Oficerit të Shtabit, në Shqipëri; përfunduar Master Shkencor, në Administrim Publik, në Shqipëri; kam mbrojtur Doktoraturën në fushën e mbrojtjes, pranë Akademisë se Mbrojtjes, Tirane; Kursin e Lartë Ndërkombëtar të Menaxhimit të Mbrojtjes, në SHBA; Kursin Ekzekutiv të Sigurisë ne Qendrën Marshall; Kursin Ndërkombëtar të Oficerit për Taktikë dhe Inteligjencë në SHBA; Kursin e Shërbimit Informativ, në Shqipëri; Kursin Special për Oficerin e Zbulimit”, në Turqi; si dhe “Kursin e Forcave Speciale”, në Shqipëri.

Kolonel Bardhyl Myrteza KOLLÇAKU, ka kryer detyra të ndryshme si: “Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Monitorimit të Mbrojtjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura”, “Drejtor i Drejtorisë së Politikave Strategjike, në Ministrinë e Mbrojtjes”, “Drejtor i Integrim-Koordinimit PfP”, në SHAPE, NATO, “Shef Kabineti, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ”, “Komandant i Batalionit të Dytë të Këmbësorisë, në Brigadën e Reagimit të Shpejtë”, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura.

Kolonel Bardhyl Myrteza KOLLÇAKU, është graduar me Urdhër të Ministrit të Mbrojtjes nr. 1730, datë 23.09.2010 “Për dhënie grade Kolonel”.
Kolonel Bardhyl Myrteza KOLLÇAKU, me Urdhër të Ministrit të Mbrojtjes nr.2078, datë 29.12.2015, është emëruar në detyrën “Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes”.
Kolonel KOLLÇAKU është vlerësuar me medalje te ndryshme për arritje gjate karrierës se tij ushtarake.
Kolonel KOLLÇAKU flet rrjedhshëm gjuhën angleze. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Sigal