Meta: 11 Tetori propagandë për të larguar vëmendjen nga negociatat

469
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është shprehur se data 11 tetori po propagandohet nga qeveria për të hequr vëmendjen nga 18 tetori, kur pritet të merret përgjgjia për çeljen ose jo të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në një konferencë për mediat që po zhvillohet në ambientet e Presidencës, Meta u shpreh se rëndësi parësore për vendin kanë negociatat me BE-në dhe jo data 11 tetor, kur është lajmëruar nga ekspertët e Komisionit të Venecias për paraqitjen e një raporti përfundimtar në funksion të opinionit të kërkuar për ligjshmërinë e vendimit të kreut të shtetit për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

“11 tetori është një datë e rëndësishme jo për mua sepse Presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje, dhe çdo përpjekje për të sajuar një datë propagandistike është një shmangie nga një datë më e rëndësishme që është 18 Tetori. Unë ftoj sidomos mediat që të mos merren me propagandën e 11 tetorit sepse Presidenti është gati të shkojë edhe në Komisionin e Venecias, por të merren me 18 tetorin. Zakonisht ata që ngelin në klasë, nuk meritojnë t’i bëjnë pushimet e gjata në verë, ndërkohë që unë kam qenë i gatshmëm edhe në verë t’i ndërprisja dhe ju i keni dëgjuar dhe parë thirrjet e mija për zgjidhjen e kësaj situate”, tha Meta duke nënkuptuar përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike të vendit.