Mesazhi i veçantë i Grida Dumës: Shikojeni izolimin si oportunitet. Era e ndryshimit po vjen, mundësia duhet shfrytëzuar

382
Sigal

Përmes një mesazhi ndryshe, ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, i është drejtuar ndjekësve te saj dhe publikut në rrjete sociale.

Me një fjalim motivues, Duma i bën thirrje gjithesecilit ta shohë izolimin si një oportunitet dhe një pikë kthese ku të fillojë ndryshimi!

“Ndryshimi është lëvizje, lëvizja është mundesi, mundësia duhet shfrytëzuar”, thotë Duma.

Gjithshka njerëzore përsëritet prej mijëra e mijëra vitesh.

Por shumëkush mendon “që ajo që po ndodh në kohën e tij, s’ka ndodhur më parë”.

Iluzion i dëmshëm shumë. Të krijon justifikimin që “fajin e ka bota, jo ti”.

Zilia, ambicja, konkurenca, kompleksi, pangopësia, cingunëria, dashuria, xhelozia, pushteti, tërheqja, vetmia, e më tej të gjitha ndjesitë njerëzore përsëriten e përsëriten prej mijëra vitesh.
Nëse ka diçka të re në këtë përsëritje është vetëm një; mënyra si i sheh dhe si i përballon në kohën që ecën më tej.

Prandaj ka evoluar gjithshka, vetëm nga mënyra e të parit të gjërave.

Mënyra si i sheh gjërat është gjithçka; ndryshoje dhe bota do marrë trajtë tjetër.

Mund ta kthesh të gjithën në avantazh”.