Merret OK nga vendet anëtare mbi rekomandimin e Shqipërisë për anëtarësim

400
Sigal

Ditën e sotme ranë dakort Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare
të Bashkimit Europian për një përgjigje pozitive mbi hapjen e bisedimeve me
Shqipërinë. Ky rekomandim I Komisionit Europian u aprovua dhe shprehen se:
 “Këshilli vëren pozitivisht rekomandimin e Komisionit për të hapur
bisedimet e anëtarësimit më Shqipërinë, në varësi të një përparimi të besueshëm
dhe të prekshëm në zbatimin e Reformës në Drejtësi, në veçanti të vlerësimit të
gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Pëer tu theksuar vlen lidhja me hapësirën që I lihet Komisionit,
për të mos pritur kalendarin për Zgjerimin por që të mund t’I drejtohet vendeve
anëtare më parë, nëse vëren përparim. “Këshilli fton Komisionin të raportojë
mbi Shqipërinë, përveç paketës së zgjerimit, dhe do të rimarr në shqyrtim
Shqipërinë kur të jetë kryer progresi i mjaftueshëm”, lexon teksti.

Vendet anëtarëve kërkojnë nga Shqipëria që ajo të ketë në synim 5
përparësitë kyçe. “Duke rikujtuar përfundimet e mëparshme të Këshillit,
përfshirë ato të Dhjetorit 2015, Këshilli thekson se zbatimi i qëndrueshëm, i
gjithanshëm dhe gjithëpërfshirës i të 5 prioritetet kyçe duhet të garantohet
përpara hapjes së negociatave”