Mentor Petrela, Ramës: Kjo që më bëre ti është lule para asaj të baballarëve tuaj

686
Mentor Petrela, neurokirurgu i njohur botërisht, pjese e 100 më të mirëve në bote, por prej dje, pjesë e listës së zezë të kryeministrit Rama me nëpunësit e denoncuar si abuzues me detyrën, ka thyer heshtjen duke reaguar për lajmin në fjalë. Në një prononcim për ‘Panorama online’, Petrela me ironi pohoi se, duke marrë shkas nga dënimet që u bënin komunistët gjyshërve të 1944-ës, e djeshmja ishte lule. “Populizmi është një mënyrë cinike për të luajtur me zemërimin e një mase amorfe që e përkëdhelin me emrin popull, që jo rrallë është përdorur për të hequr qafe elitën”uzurpatore”. Shkaku është urrejtja e përjetshme dhe zilia ndaj talentit. Për të evituar gomarllëkun me të cilin ky populizëm ushqehet me mjetet e sotme të komunikimit “Bota është e sheshtë” e Thomas Friedman i kam refuzuar këto mjete. Sot e gjej veten i korruptuar. “virgo et incorrupta “paradox i skuadronit FB. Volteri në letrën drejtuar d’Alembert 18 korrik 1766 shkruan, “…barbaria po bëhet e padurueshme nga heshtja jonë, nesër ajo do të na therë kur t’i vijë qejfi, madje juridikisht”. Në historinë e familjes pas ardhjes së komunistëve në ’44-ën, gjyshërit, klasat e përmbysura e përjetuan me etiketa të varura në qafë “gjakpirës të popullit” më pas me gjyqe, deportime, burgje, internime, kështu që kjo e sotmja më duket lule. Ajo që më shqetësoi është mentaliteti i skuadronit të Saint Just “Mbreti duhet të gjykohet si armik”. Jetojmë në demokraci, disa “realistë” janë pjesa më antidemokratike sidomos kur ndjekin shijen e plebës, harrojnë se ka padi për difamacione edhe pse Nietszche, autokracinë e shtetit e përkufizon “përbindëshi i ftohtë”. Skuadra FB kurrë nuk do të ketë shansin të dëgjojë korin e së vërtetës, që tek tragjedia “Shtatë kundër Tebës” i drejtohet Eteoklit “…Ti nuk do të quhesh një i poshtër, sepse jetove me arritje…”.
Sigal