Mentor Kikia: PD e vonuar në kohë, Ruçi e Xhafa kanë qenë në parlament

495
Mendoj se protesta do të jetë simbolike, pavarësisht se mund të shoqërohet edhe me ndonjë përplasje. Sa për pengimin e zotit Ruci dhe Z. Xhafaj të futen në kuvend, mendoj se opozita është pak e vonuar në këtë pikë pasi ata kanë vite që hyjnë e dalin nga kuvendi, edhe pse tashmë do të jenë njëri me statusin e kryetarit të parlamentiti e tjetri me statusin e Ministrit të Brendshëm. Unë nuk shikoj ndonjë diferencë të madhe mes Rucit deputet dhe Rucit kryetar parlamenti. Ai ka qenë për 25 vjet me radhë në atë sallë, dhe kryetar grupi i socialistëve dhe PD ka pasur të gjithë kohën e mjaftueshme për ta futur atë në agjendën e luftës politike. Mua më duket një argument i shteruar çështja Ruçi, për ta shndërruar në kauzë politike, dhe mendoj se pas protestës së të shtunës, nuk do të përbëjë më argument. Ndrësa z.Xhafaj ka qenë në detyrat më të larta edhe më parë, dhe emërimi i tij si Ministër i Brendshëm nuk është një gjë e papritur. Nëse PD do të përpiqet t’i shndërrojë këto në kauza politike, besoj se nuk do të nxjerrë gjë dhe do të dëshmojë një shterpësi në ide për të bërë opozitë.
Sigal