Melisa Cahani: Le ti tregojmë “rilindasve” se nuk janë ata që vendosin për fatin e shqiptarëve, le ti ndëshkojmë me votë

315
Sigal

VËMENDJE!
E kam me ty që ke një pushtet në dorë, e që atë pushtet duhet ta ushtrosh për të zgjedhur fatin tënd, të familjes dhe shoqërisë shqiptare.

E kam me ty që mendon se shpresa ka vdekur me “Rilindjen” e fuksave dhe se Shqipëria nuk mund të bëhet. E kam me ty që duhet ta dish se pushteti që ke ti në dorë është më i fuqishëm se çdo pushtet tjetër e që përmes votës tënde vendos për alternativën më të mirë që do të qeverisë në 4 vitet e ardhshme.

Si të votojmë në 25 prill? E diela nuk është ditë pushimi por dilni dhe votoni. Kjo është mundësia juaj për të thënë fjalën tuaj. Të mos shkosh në zgjedhje nuk është zgjidhje. Të mos votosh do të thotë të votosh alternativën më të keqe. Thojini vetes suaj: Unë do votoj! Do ushtroj të drejtën time kushtetuese dhe kursesi votën nuk e shes as për para e as për premtime boshe! Por do votoj, ti tregoj këtij pushteti të rrënuar se uragani i përmbysjes me votë të tij është shumë afër!

Le ti tregojmë “rilindasve” se nuk janë ata që vendosin për fatin e shqiptarëve, le ti ndëshkojmë me votë që përveçse propagandës nuk i kanë sjellë asgjë këtij populli. Shikojini! A kanë një alternativë? JO! Katër vite më parë morën pushtetin përmes shitblerjes së votës dhe justifikimit se e duan për vete tepsinë. A pati alternativë? Jo! Këtë herë kërkojnë të marri pushtetin përmes propagandës dhe justifikimit të pasojave të tërmetit dhe pandemisë. A kanë sërish një alternativë? Jo! Le të marrim në dorë fatet tona më 25 prill! Votoni LSI nr.6 në fletën e votimit, si alternativë konkrete me një plan veprimi dhe jo propagandë boshe dhe fuksa!

#Voto6LSI
#voto24MelisaCahani