Mehmetaj: ‘Mesazhi i qytetarëve shumë i qartë’, Kërcënimi i Ramës: ‘Qytetarët ta heqin edhe nga zyra’

393
Sigal

Për nënkryetaren e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, mesazhi i qytetarëve që iu bashkuan mosbindjes civile të organizuar nga opozita në 12 qarqe të vendit, është shumë i qartë teksa kërkojnë rrëzimin e qeverisë, në mënyrë që ti hapet rrugë një qeverie të re, e cila do tu japë shpresë shqiptarëve

“Ne jemi me protestuesit e qarkut të Fierit, dhe acarimi i qytetarëve ndihet, edhe këto format e të thërritur dhe të djegies së gomave janë një mënyrë e tyre për të treguar acarimin që kanë ndaj qeverisë, dhe duke evituar dhe përplasjet me policinë, ky është edhe reagimi i tyre. Mesazhet janë shumë të qarta, ata kërkojnë që kjo qeveri të rrëzohet, në mënyrë që ti hapet rruga një qeverie të re, e cila do të ketë mundësinë të bëj disa punë të mira për Shqipërinë dhe tu jap shpresë qytetarëve shqiptarë.

Kështu do të vazhdohet? Ky do të jetë plani i protestave tuaja edhe në vazhdim? Kujtoj që në Kuvendin e Shqipërisë do të nisin diskutime për ndryshime në Kodin Penal, do të ketë sanksione edhe ndaj atyre që bllokojnë rrugët e vendit. Do të ndjeni një farë përgjegjësie nëse kjo ndodh?

Së pari dua të theksoj se nuk ka më parlament legjitim që është në gjendje të marrë vendime dhe aq më pak të ketë mandate legjitime. Ju e dini duhen 85 vota në Parlament për të ndryshuar Kodin dhe nuk ka 85 deputetë legjitim në parlament për ta bërë këtë akt”

Mehmetaj ka folur edhe për kërcënimin e Edi Ramës sot ndaj qytetarëve.

“SI Parlamenti dhe të zgjedhurit në parlament janë në vullnetin e qytetarëve dhe për aq kohë sa qytetarët shqiptarë kanë vendosur të jenë në rrugë, të jenë duke protestuar dhe kanë zgjedhur një formë tjetër për të shprehur vullnetin e tyre, ne si përfaqësues do të jemi bashkë me ta dhe asnjë formë kërcënimi apo presioni të një kryeministri të paaftë nuk do ti tremb qytetarët.”

Edi Rama përpara se të merret me këto kërcënime që në fakt janë fëminore dhe pa asnjë lloj peshe, të mendoj se çfarë i ndodhi në Berlin, të përballet me këtë situatë të qytetarëve, të përballet me mllefin e tyre dhe të largohet përpara se të jetë shumë vonë. Dhe reagimi i këtyre qytetarëve të përshkallëzohet deri në zyrën e tij duke e hequr dhe nga aty.”