Megaoperacioni i SPAK/ Marrja e statusit të të penduarit të Dumanit dhe Hoxhajt ka ccuar në pranga 18 përsona si dhe të goditën 8 grupe kriminale, dosjet e të cilave kishin zënë pluhur që nga 2011

184
Sigal

Bledi Çuçi, asnjë tolerancë për efektivët e përshirë në krim, kreu i SPAK Kraja: Do ekzekutohen të 32 masat e arrestit, Drejtori i Policisë Nano: Operacionet vijojnë

 

18 të arrestuar, 8 grupe kriminale të shkatërruara, por “VIP-at” i kanë shpëtuar prangave. “Dyshja vrastare”, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj kanë marrë statusin e të penduarit të drejtësisë duke zbuluar emra që kanë shkundur nga pluhuri i historisë ngjarje kriminale, që datojnë nga viti 2011. Dëshmitë, përmendja e disa emrave dhe lidhja e fijeve ka iniciuar një aksion të Policisë së Shtetit, FNSH-në dhe RENEA-an për zbatimin e 32 masave arresti të “prera” nga GJKKO. Megaaksioni ka nisur pas 6 muajve hetime nga SPAK, në: Elbasan, Durrës, Tiranë, Laç, Korçë, Fier, Lezhë dhe zona të tjera ku dyshohej se fshiheshin të shumëkërkuarit. Asnjë gjurmë e Ervis Martinaj dhe Suel Çelës nuk është pikasur. Edhe Talo Çela ka dëshmuar se nuk e ka marrë kot pseudonimin “hije”. Prej kohësh ndodhej nën kontrollin e Policisë dhe SPAK-ut, të cilët e përgjonin, por në momentin e fundit u ka ikur nga duart. Urdhër-arrestet prangosën: Nuredin Dumani; Henrik Hoxha; Ardian Uzuni; Altin Ndoci; Skerdi Tasi; Leonard Palushi, efektiv policie; Fatos Gosa; Erion Alibej; Gentajan Sharra; Florenc Cekrezi; Elvis Koci; Ilirjan Feci; Petrit Qoli; Agron Qoli; Agron Qafa; Hasan Plaku; Besjan Xhixha dhe Enver Diva. Prangave u shpëtoi: Talo Çela, Suel Çela, Florenc Çapja- i cili ndodhet në Dubai, Ervis Martinaj, Kamer Mehja, Fatos Goga e avokati Alban Bengasi. 9 masa sigurimi u ekzekutuan në IEVP: Nuredin Dumani; Henrik Hoxhaj;  Altin Ndoci; Erion (Andrea) Alibej;  Skerdi Tasi;  Elvis Koçi (Çaushllari); Ilirian Feci; Enver Diva; Besjan Xhixha. 9 masa sigurimi “Arrest në burg” për: Ardjan Uzuni; Leonard Palushi; Gentian Sharra; Fatos Gosa; Florenc Çekrezi; Petrit Qoli; Agron Qoli; Agron Qafa; Asllan Plaku. Ky i fundit mendohet se ka manipuluar provat për dy vrasje, duke vendosur në pranga dy persona që nuk kishin lidhje me ngjarjen e ndodhur. Edhe pse ditët e fundit SPAK ka qenë në shënjestër të sulmeve nga Kryeministri Rama, ky i fundit e ka përshëndetur megaoperacionin duke e cilësuar një sukses që duhet të vijojë. I menjëherëshëm ka qenë edhe reagimi i Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi i cili përmes një postimi në rrjetet sociale deklaroi “8 grupe kriminale të goditura në disa qarqe të vendit dhe 18 të arrestuar. Përgëzime Policisë së Shtetit dhe SPAK për punën hetimore dhe operacionale, e cila vijon për ekzekutimin e plotë të 32 masave të sigurisë “arrest me burg”. Asnjë kompromis me krimin e organizuar, asnjë kompromis me punonjësit e policisë që nuk kryejnë detyrën.” Kreu i Struktrës së Posaçme Antikorrupsion Arben Kraja ka reaguar në lidhje me operacionin pasi disa prej individëve me precedentë të rëndë kriminalë në fushën e krimeve ndaj personit kanë arritur t’i shpëtojnë edhe një herë drejtësisë. Kraja ka hedhur poshtë dyshimet nëse operacioni ishte dekonspiruar duke sjellë edhe largimin e kriminelëve në momentin e fundit. “Nuk kemi asnjë dyshim për dekonspirim, por procedurat kërkojnë kohën e duhur se kishte numër të lartë personash me masë sigurimi.” Në lidhje me operacionin Kreu i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka deklaruar se pas hetimeve nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me SPAK dhe Prokurorinë Elbasan, si dhe në bazë të informacioneve nga burimet, u krijuan dyshimet për përfshirjen e shumë personave në veprimtari kriminale kundër personit e në fushën e krimit të organizuar. Menjëherë pas nxjerrjes së urdhër arresteve për 32 persona dhe urdhrave për kryerjen e kontrolleve në 28 banesa, të lëshuara nga GJKKO Policia e Shtetit organizoi operacionin policor “Golden bullet”, për ekzekutimin e masave të sigurisë “Arrest në burg”. Deri tani janë ekzekutuar gjithsej 18 masa sigurie, Gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të banesave dhe hoteleve janë sekuestruar 3 armë zjarri, 2 kallashnikovë e 1 pistoletë, 2 antiplumb si ato që përdor Policia e Shtetit, municion luftarak, rreth 17 mijë euro, aparate celulare, fatura bankare, automjete e sende të përfituara nga veprimtaria kriminale. Operacioni është në vijim e garantoj qytetarët se operacionet nuk do të ndalojnë deri në kapjen e të gjithë personave të kërkuar që janë të përfshirë në veprimtari kriminale. Njëkohësisht, mbetem i vendosur për të pastruar nga radhët e Policisë së Shtetit ata punonjës policie që shpërdorojnë detyrën apo më keq akoma bëhen palë me krimin.” Nga operacioni kanë dalë detaje nga vrasjet ku vëllai i të shumë kërkuarit Talo Çela është ekzekutuar nga Besjan Xhixha dhe një tjetër i shpallur në kërkim. Vëllai i Talo Çelës ka mbetur i vrarë në një atentat me armë zjarri mëngjesin e 17 shtatorit 2020. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45 në fshatin Bradashesh të Elbasanit përpara një lokali. 62-vjeçari Bujar Çela punonte si taksist pa licencë. Çela u qëllua me armë sapo zbriti nga makina për t’u ulur në një lokal. Masat e sigurisë u dhanë edhe për Sokol Sanxhaktarin, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, i dënuar me 18 vite burg nga gjykata e Elbasani për vrasjen e Florian Lamçes, Erion Alibej dhe Henrik Hoxhaj. Të lartpërmendurit, sipas Policisë, kanë rrezikshmëri të lartë shoqërore e janë në kërkim për vrasje, krim të organizuar, trafik droge, rrëmbim e shantazhe.