Mediu takon Tillerson, diskutime mbi rajonin dhe zgjedhjet në Shqipëri

515
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me Sekretarin e ri të Shtetit të SHBA, i sapoemëruar, Rex Tillerson.
Takimi i tyre është zhvilluar gjatë mëngjesit të Lutjeve.
Mediu: Sot pata kenaqesine gjate mengjesit te lutjeve, te kisha nje bisede me Sekreatarin e ri te Shtetit Rex Tillerson. Mbasi e urova per detyren e re vura ne dukje se gjithe shqiptaret pa dallim jane pro amerikane dhe mirenjohes per ate cka bere Amerika, per njohjen e shtetit shqiptar, pavaresine e Kosoves dhe antaresimin e Shqiperise ne NATO.
Gjatë takimit me Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Mediu ka ngritur shqetësimin mbi shfaqen e konflikteve të qëllimshme me bazë etnike në rajon, po kështu dhe problematikën e zgjedhjeve në Shqipëri.
Mediu:Po ashtu ngrita shqetesimin per situatat ne Ballkan, rishfaqjen e konflikteve me baze etnike te qellimshme. Situata ne Shqiperi vura ne dukje eshte bere e papranueshme per shkak te krimit te organizuar trafiqeve dhe pamundesise per te garantuar zgjedhje te lira dhe te ndershme.
Sigal