Mediu: Opozita e bashkuar, shansi i vetëm për të fituar përballë këtij regjimi

257
Sigal

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u shpreh se duhet të jetë sa më e bashkuar me qëllimet e saj politike dhe elektorale.

Gjithashtu ai thekoi se Partia Republikane është në koalicion me PD, edhe pse shtoi se ka pasur diferenca të ndryshme.

Opozita duhet të jetë sa më e bashkuar me qëllime politike dhe elektorale si shansi i vetëm për të fituar përballë këtij regjimi. Mënyra se si organizohet nga pikëpamja elektorale duhet të jetë shumë e kujdesshme”.

Gjithashtu ai theksoi se. ndryshimi i sistemit ishte i domosdoshëm dhe se unifikimi i së djathtës opozitare është me rëndësi.

Kjo është opozita e kompozuar në mënyrë më fantastike. Besoj që zoti Basha e ka menaxhuar dhe besoj që në interesin e tij politik është të përfaqësohet zëri qytetar. Hapja e listave do të thotë që votuesit të zgjedhin njeriun e aftë.

Ne kemi mungesë vullneti politik për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet janë për qytetarët, ndërsa forcat politike vijnë me projektin e tyre”, tha më tej Mediu.