Mediu në Rrogozhinë kërkon votën për kryebashkiakun dhe këshillave të bashkisë

365
Kreu i PR ka kërkuar votën e të gjithë banorëve të Rrogozhinës për kandidatin e djathtë dhe për anëtarët e këshillave bashkiakë. Mediu nuk kurseu as akuzat ndaj qeverisë.
Fatmir Mediu: 21 qershori është një ditë shumë e rëndësishme sepse ne duhet të tregojmë qartësisht se ne si njerëz, si prindër, si shoqëri duhet të përballemi me këtë qeveri të kontrollit dhe të uzurpimit, të mjerimit dhe varfërisë dhe për të thënë se jemi njerëz të lirë dhe me punën tonë të ndershme të ndërtojmë të ardhmen tonë.
PR është pjesë e Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet ndërkohë që shpreson të fitojë edhe një numër kandidatësh në këshillat bashkiakë në vend.
Sigal